Debati për gratë, paqen e sigurinë, ministri Hasani në Këshillin e Sigurimit: Angazhim për barazinë gjinore

10 hours ago 21

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani  mori pjesë në debatin e hapur të këshillit të sigurimit për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” në SHBA, ku vuri theksin në hendekun ekzistues mes angazhimeve globale dhe zbatimit aktual të kësaj agjende, veçanërisht në situatën shqetësuese për gratë në zonat e konfliktit.

Për avancimin e kësaj agjende është e rëndësishme që ne të ndajmë burime të përshtatshme financiare për të mbështetur gratë, veçanërisht ato që veprojnë në zonat e prekura nga konflikti. Është thelbësore të vendosen kuota për pjesëmarrjen e grave në proceset e paqes dhe të përdoren teknologjitë e reja për të përforcuar zërat e grave në proceset e paqes”, tha Hasani.

Sipas Hasanit, Investimi në agjendën e “Grave, Paqes dhe Sigurisë” mbetet një përparësi për politikën e jashtme të vendit tonë, pasi  Shqipëria ka integruar buxhetimin e barazimit gjinor si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, dhe aktualisht po harton Planin e dytë Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke përforcuar më tej angazhimin e saj ndaj politikave të fuqizimit të grave.

Në prag të 25 vjetorit të rezolutës historike 1325, për agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë, Shqipëria mbështet plotësisht rekomandimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që një e treta e pjesëmarrësve në proceset e ndërmjetësimit dhe paqes të jenë gra, me qëllimin përfundimtar për të arritur barazinë gjinore. /vizionplus.tv

Read Entire Article