Tre të vdekur në pak orë në Shkodër, zbardhen detajet

14 hours ago 104

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht këtë të enjte në qarkun e Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 20:00, në tualetin e një hoteli në qendër të qytetit, është gjetur e pajetë shtetasja M. A. 58 vjeçe, banuese në Malajzi, e cila dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Ndërkohë, në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, Mondi Makaj, 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali. Për pasojë 36 vjeçari ka humbur jetën.

Në vendin e quajtur Qafë Mugu, në Njësinë administrative Iballë, shtetasi B. K., 30 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të këtyre rasteve.

/a.r

Read Entire Article