“E çmontoi nga brinjët”, Tedi Blushi: Meta e bëri Altin Dumanin të braktiste sallën e gjyqit

3 hours ago 189

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur sërish për arrestimin e Ilir Metës.

Ai tha që akuzat ndaj kreut të PL janë false, teksa hodhi akuza të forta ndaj Altin Dumanit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Rrëmbimi terrorist i presidentit Meta nga banda terroriste e Edi Ramës dhe Altin Dumanit dhe arrestimi i tij politik pa prova, fakte dhe dëshmi, ishte vula përfundimtare e faktit që mafia ka drejtësinë e saj në këtë vend. Falë SPAK që ka ndaluar Metën, Berishën dhe Salianjin, Shqiëpria nuk mund të krahasohet dot as me një vend të prapambetur, gjysmë-diktatorial në Afrikë apo Azinë e Largët. Çdolloj akuzë false ndaj presidentit të PL nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, përkundrazi këro akuza lidhen direkt me Edi Ramën, që afërmendsh zari i tij në krye të SPAK as nuk guxon ta përmendë e jo më ta marrë të pandehur për aferat korruptive të inceneratorëve, rrugëve të florinjta”, tha Blushi.

Ai u ndal edhe te përplasja e Metës me Altin Dumanin në sallën e gjyqit, duke thënë se ish-presidenti bëri që kreu i SPAK të largohej nga salla.

“Ilir Meta ka 22 vjet që nuk ka marrë pjesë në asnjë investim publik, që kur ka qenë kryeministër dhe gjithçka ka qenë në duart e Edi Ramës, përfshi edhe ligjet e propozuara, të mbrojtura e të votuara nga deputetët e Rilindjes në Kuvend.

Presidenti i PL edhe dje në sallën e gjyqit politik e ka çmontuar nga brinjët Dum Dumanin dhe akuzën politike të ngritur nga ai, duke e detyruar këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë kundër opozitës të braktiste sallën e gjyqit”, tha Blushi. /vizionplus.tv

Read Entire Article