U aksidentua teksa po punonte me mjetin bujqësor, humb jetën 65-vjeçari në Cërrik

2 hours ago 18

Një 65-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në Cërrik.

Sipas njoftimit zyrtar, 65-vjeçari teksa punonte me frezë dore është dëmtuar aksidentalisht.

Ai ka shkuar pa shenja jete në spital, si pasojë e plagëve të marra.

“Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi 65 vjeç, banues në fshatin Shalës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read Entire Article