Meta u la në burg, Blushi: SPAK veproi si vrasës me pagesë, Rama eliminoi kundërshtarët politikë

2 hours ago 201

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, në një konferencë për mediat hodhi akuza ndaj sistemit të drejtësisë, pas lënies në burg të kreut të kësaj force politike, Ilir Metës.

Blushi tha se ky ishte një vendim i turpshëm dhe i orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas tij, Rama po përdor SPAK për të eliminuar kundërshtarët e tij politikë.

“Ky vendim i turpshëm, i neveritshëm dhe i papranueshëm i Gjykatës kombëtare kundër opozitës që konfirmon rrëshqitjen totale të Shqipërisë në diktaturë, nuk është gjë tjetër veçse vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit e mafies ndërkombëtare kundër presidentit, Ilir Meta, PL, opozitarizmit të vërtetë, pluralizmit, demokracisë, që u konsumua sot edhe në sallën e gjyqit nga terroristi, Altin Dumani prokurori kallp dhe ish-hetuesit i diktaturës, Arben Kraja. Akti shumë i rëndë dhe mafioz i burgosjes politike të presidentit Meta, pa prova, pa fakte e pa dëshmi, që vjen fill pas skenarit ogurzi destabilizues për eliminim e tij fizik e rrëmbimin e dhunshëm provon kriminalizmin dhe kapjes totale të institucioneve të drejtësisë nga Ramaforma, që janë kthyer në vrasje me pagesë të opozitës, që edhe sot morën urdhrin terrorist nga Edi Rama për vrasjen e kundërshtarëve politik, gjoja për llogari të miqve të huaj”, tha ai.

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se pas përfundimit të seancës gjykata vendosi të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, ndërsa për Pirro Xhixhon u vendos ndryshim i masës.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie./vizionplus.tv

Read Entire Article