Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shpëtohen mrekullisht të moshuarit

3 hours ago 20

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “15 Tetori” në Fier mbrëmjen e sotme.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 4-katësh.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëhere dy mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qënë dy të moshuar të cilët janë nxjerrë në kohë nga banesa të ndihmuar nga fqinjët./vizionplus.tv

Read Entire Article