Ilir Meta mbetet në burg, Gjokutaj: Vendim politik!

2 hours ago 258

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Avokati Genc Gjokutaj tha se ishte një vendim i pritshëm, pasi sipas tij është një vendim politik dhe aspak ligjor. Ai tha se do të bëjnë kallëzim penal për policinë e shtetit.

Ne bëmë mbrojtjen tonë. Ishte vendim që e prisnin, vendim politik i marrë jashtë kësaj gjykate. Do të ndjekim rrugën e ankimit. Meta nuk e humbi qetësinë, asnjëherë nuk e ka humbur qetësinë. Është në të drejtën e tij. Jemi rrugës për kallëzim penal ndaj policisë. Sot prokurorët nuk ishin në sinkron, nuk është gjuhë ligjore. Jemi të detyruar dhe do të bëjmë kallëzimin penal”, tha Gjokutaj.

Pas përfundimit të seancës gjykata vendosi të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, por për Pirro Xhixhon u vendos ndryshim i masës. Xhixho nuk do të mbetet në arrest shtëpiak, pasi gjykata caktoi ndaj tij masën e detyrimit të paraqitjes.

Read Entire Article