Kryemadhi flet pas vendimit të GJKKO: Gjyqtarëve iu përplasa në fytyrë faktet, nuk ngritën dot kokën

2 hours ago 13

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli për mediat, pas dhënies së masave nga GJKKO ndaj saj dhe ish-presidentit, Ilir Meta.

Ajo theksoi se nuk priste asnjë ndryshim të masave, por u përball në gjykatë me togat e zeza duke parashtruar argumentet e saj, ndërsa theksoi se drejtësia është e kapur.

Lexo edhe :

Related Posts

“U zbatua parimi, Gjykata vendos çfarë thotë prokurori. Për zotin Piro vendosi detyrim paraqitje sepse është i sëmurë edhe është qesharake dhe po ta shikosh e gjitha është që të mos kandidojë Erisa Xhixho e bija tij, Monika, etj etj. Nuk kishim ndonjë shpresë, drejtësia e kastruar, normal që e vështirë është për gjyqtarët të dalin kundër vendimit të Prokurorisë, seose Prokuroria sicc intimidon njerëzit, intimidon edhe gjyqtarët. Nuk kishim ndonjë shpresë, por të paktën ato që kishim për t’ua thënë, ua thamë në sy dhe nuk ngrinin dot as kokën”, tha ajo.

Ajo theksoi se asnjë akuzë nuk qëndron ndaj Ilir Metës.

“Qëndrimi im dhe argumenti im ishte që për ccdo gjë që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje. Aty u vërtetua që ccështja e CEZ/DIA ka nisur në janar të 2018, dmth që 6 vjet është dosja, duke qenë që s’kanë pas asgjë e kanë bashkuar me akuzat e mia”, shtoi ajo./vizionplus.tv

Read Entire Article