Hapja e Kolegjit Europian, von der Leyen: Duhet të luftoni erën që fryn në drejtim të kundërt, mos lejoni ndasitë e konflikteve të vjetra

2 hours ago 15

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, mbajti fjalën e saj në ceremoninë e hapjes së kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë.

Në fjalën e saj para të rinjve të këtij institucioni arsimor, von der Leyen theksoi se ky Kolegj ishte gurthemeli i Bashkimit Europian, krijuar me vizionin e një Europe të bashkuar.

“Miq të rinj, qytet i ri, ëndrra të reja. Kjo ceremoni është më shumë se thjesht fillimi i një viti të ri akademik me një kampus të ri, sepse Kolegji i Europës është shumë më shumë se një universitet i thjeshtë. Kur kontinenti ynë ishte shkatërruar pas luftës së dytë boërore, një grup pionerësh europianë, krijuan një ide vizionare. Pse të mos krijojmë një akademi për të krijuar udhëheqësit e ardhshëm të Europës, që do ta bashkojë Europën, një brez të ri për një fillim të ri. Kjo ishte një nga ato tullat e para të një integrimi europian, përpara guri e çelikut gjithçka nisi me një kolegj”, tha ajo.

Ursula von der Leyen e konsideroi këtë kolegj si dritaren e të rinjve për të vijuar këtë vizion sa i përket Europës, duke theksuar se kjo epokë përfshin një erë ndryshimesh që po fryn në Ballkanin Perëndimor e jo vetëm, por sipas saj ka edhe era të tjera që fryjnë në drejtim të kundërt, duke iu referuar luftës së Rusisë.

“Këto forca punojnë gjatë gjithë kohës për të destabilizuar vende që zgjedhin Europën”, tha ajo.

Po ashtu, ajo theksoi se të tilla forca sjellin në vëmendje konflikte të vjetra, me të cilat brezi i të rinjve europianë duhet të përballet./vizionplus.tv

Read Entire Article