Kanosi një shtetas dhe familjarët e tij në “Facebook” që t’i jepnin para, arrestohet pas 8 muajsh 44-vjeçari nga Korça

2 hours ago 145

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim që në muajin mars është arrestuar nga policia e Korçës.

44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi kanosi për jetën, në Facebook, një shtetas dhe familjarët e tij, që t’i jepnin para.

Për këtë rast, në muajin qershor, u arrestua bashkëpunëtori i 44-vjeçarit.

Policia e Korçës njofton se në kuadër të operacionit “Accounts” u vu në pranga shtetasi A. K., 44 vjeç, banues në Korçë, për të cilin Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në muajin mars, në bashkëpunim me shtetasin K. A. (i arrestuar në muajin qershor), ka kanosur për jetën një 37-vjeçar dhe familjarët e tij, për t’i dhënë shuma parash nga 2000 deri në 6000 euro./vizionplus.tv

Read Entire Article