DETAJE/ Sulmi në fabrikën e avionëve luftarakë në Ankara, mes autorëve të armatosur ishte edhe një grua

3 hours ago 28

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi ditën e sotme Turqinë, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Mediet e huaja shkruajnë se dyshohet se sulmi është kryer nga tre persona, njëra prej të cilëve është grua.

Lexo edhe :

Related Posts

CNN ka publikuar edhe fotot e autorëve të kapura nga kamerat e sigurisë.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se shpërthimi i dëgjuar jashtë ambienteve ishte një sulm terrorist, por nuk specifikoi detaje të mëtejshme.

 “Një sulm terrorist u krye kundër një fabrike avionësh luftarakë. Fatkeqësisht, ka viktima dhe njerëz të plagosur,” shkroi Ali Yerlikaya në X.

Punonjësit e kompanisë u dërguan menjëherë në një zonë të sigurt. /vizionplus.tv

Read Entire Article