Kryemadhi: Askush nuk më bën pis mua, do ta çoj çështjen në Strasburg, u futa në politikë të ndihmoj njerëzit

2 hours ago 21

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat aps vendimit të GJKKO, i cili la në fuqi vendimet detyrim paraqitje për të dhe masën arrest me burg për Ilir Metën.

Kryemadhi tha se ajo do të ndjekë të gjitha shkallët e gjyqësorit, madje deri në Strasburg, pasi askush nuk mund ta bëjë atë pis.

Ndërsa deklaroi se nuk është futur në politikë për interesa personale, por për të ndihmuar njerëzit.

Karriera politike nuk është e domosdoshme. Unë e kam parë politikën si instrument për të ndihmuar njerëzit. Politika është një mjet shumë i egër, dhe shumë i rëndë për tu mbajtur. Sigurisht që metodologjia që është përdorur kundër meje dhe familjes time është shumë e shëmtuar. Uroj që kjo të mos jetë për të tjerët. Sot në politikë ke ushtarët e bandave kriminale, pasi në fund të ditës përfitimi që vjen nga trafiku i drogës është shumë më i lartë se rroga e një deputeti. Tani që ju thoni se po e mbyll karrierën në dyert e drejtësisë, do them që mund të hap një karrier tjetër shumë të mirë që e transformon politikën. Unë nuk mund të lejoj një sistem drejtësie që të më bëjë pis mua. Unë do shkoj në Gjykatë Kushtetuese, pastaj në Gjykatë të Starsburgut, edhe kur të vdes, kam tre trashëgimtarë. Kanë hapur një precendet të shëmtuar, se nëse operacioni im ka kushtuar 6500 euro, se di si do dalin dhëmbët e Ramës në Dubai, tha Kryemadhi.

Read Entire Article