A do t’i dërgojë Metës ushqim në qeli? Kryemadhi: Ai nuk pranon asgjë nga unë

2 hours ago 16

Gjykata e Posaçme la në burg këtë të mërkurë ish-presidentin e vendit, Ilir Meta.

Pas dhënies së vendimit, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi mbajti një konferencë për mediat, ku akuzoi sistemin e drejtësisë për lidhje me politikën, ndërsa mohoi kategorikisht çdo akuzë ndaj saj apo Ilir Metës.

Lexo edhe :

Related Posts

E pyetur nëse do të vizitojë në qeli ish-bashkëshortin apo nëse do t’i dërgojë sende të nevojshme dhe ushqim, Kryemadhi ripërsëriti se Meta nuk dëshiron që të takohet me të.

“Nuk pranon ai asgjë nga unë”, tha ajo.

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se pas përfundimit të seancës gjykata vendosi të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, ndërsa për Pirro Xhixhon u vendos ndryshim i masës.

Seanca ka nisur në orën 09.30 të paradites, por  u ndërpre pas rreth 1 ore, ndërsa u shoqërua me debate mes Metës me prokurorëve të SPAK. I pranishëm në seancë ishte edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Mësohet se Meta i është drejtuar me tone të forta Dumanit dhe dy prokurorëve që kanë hartuar dosjen e tij, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie./vizionplus.tv

Read Entire Article