Shall me logon e Partisë Socialiste? Ironizon Kryemadhi: E kam vënë për kombinim

2 hours ago 19

Pamje të shpërndara në rrjete sociale aluduan se ish-Kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi lidhi shallin me logon e PS, teksa priste nisjes e seancës gjyqësore.

Lidhur më këto pamje, Kryemadhi është përgjigjur se nuk bëhet fjalë për një shall që ka stemën e kësaj partie, ndërsa nuk ka kursyer as ironinë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Kanë hall se e kam nga mbrapa stemën e PS? E kam vënë për kombinim. Paska PS shall aq cilësor”, theksoi ajo.

Nga ana tjetër, ajo theksoi se drejtësia është e kapur ndërsa mohoi çdo akuzë të ngritur ndaj saj apo ish-bashkëshortit, Ilir Meta.

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se pas përfundimit të seancës gjykata vendosi të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, ndërsa për Pirro Xhixhon u vendos ndryshim i masës.

Seanca ka nisur në orën 09.30 të paradites, por  u ndërpre pas rreth 1 ore, ndërsa u shoqërua me debate mes Metës me prokurorëve të SPAK. I pranishëm në seancë ishte edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Mësohet se Meta i është drejtuar me tone të forta Dumanit dhe dy prokurorëve që kanë hartuar dosjen e tij, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie./vizionplus.tv

Read Entire Article