Kolegji i Europës në Tiranë, Rama: Askush nuk e besonte dy vite më parë, Shqipëria në rrugën e duhur dhe pa kthim drejt BE

3 hours ago 17

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ishin të pranishëm në hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë, një tjetër projekt i rëndësishëm në rrugëtimin e përafrimit të universiteteve tona me standardet europiane.

Në fjalën e tij Rama tha se askush nuk e kishte menduar dy vite më parë që një projekt i rëndësishm do të merrte jetë kaq shpejt,

Sipas kryeministrit Rama, sot Shqipëria është në rrugën e duhur dhe pa kthim drejt Bashkimit Europian.

Ursula dua të të garantoj se ky është një investim i mirë, sepse për miqtë ne shkojmë përtej së mundurës, madje mund edhe të vrasim. Kështu që jeni politikania europiane më e sigurt që ekziston. E di që Federika e di që ajo që po them është e vërtetë. Federika filloi dhe u përpoq fort të bënte atë çfarë Ursula përfundoi, që do të thotë të ulte Shqipërinë në rtryezë për të nsiur bisedimet e anëtarësimit. Nuk ishte shumë vite më parë, por ishte një Europë tjetër. Sot ne kremtojmë këtë moment të jashtëzakonshme të takimit me studentët dhe profesorët e Kolegjit të Europës, vetëm 2 vjet pasi kjo ide u hodh këtu në Tiranë, kur zhvilluam samitin mes BE dhe Ballkanin Perëndimor. Dhe për standardet e BE nga ideja deri te realizimi është një arritje mjaft e madhe. Gjithçka nisi nga një biside mes meje dhe Presidentes von der Leyen. Është një gjë për të treguar se sa e jashtëzakonshme do të jetë nëse gjermanët dhe shqiptarët janë bashkë në BE. Askush nuk e imagjinonte që kjo do të ndodhte kaq shpejt, por ja ku jemi. Asgjë nuk është rastësi, kur Kolegji çel Kampusin në momentin që Shqipëria hapi kapitujt e negociatave për tu bërë anëtare e BE. Është një shenjë shumë e qartë për mua që yjet e Shqipërisë janë në vijë të drejtë”, tha Rama.

Read Entire Article