Përfaqësues të ambasadës angleze në SPAK, do të takohen me Dumanin

2 hours ago 17

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut, e cila rinisi në orën 13:30 po vijon ende.

Mësohet se kreu i SPAK, Altin Dumani la sallën për shkak të një takimi që kishte.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerna Cene bën me dije se në SPAK kanë mbërritur përfaqësues të ambasadës angleze të cilët do të takohen me Dumanin.

Ndërkohë në sallën e gjyqit ndodhen prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku pritet të njohen sot me masën e sigurisë.

Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK. Masë sigurie “detyrim paraqitje” u vendos nga Monika Kryemadhit dhe Ema Çokut, ndërsa Piro Xhixho u la në “arrest shtëpie”./vizionplus.tv

Read Entire Article