Hapja e negociatave, von der Leyen: Shqipëria ka treguar vizion, do të vijojmë me zgjerimin

3 hours ago 19

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, në konferencëne  përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria në reforma, çka solli edhe hapjen e negociatave me BE-në.

Von der Leyen theksoi se BE do të investojë miliarda euro në Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria është pjesë e paketës.

Jam shumë e kënaqur të shoh se sa shumë ka arritur tashmë Shqiëpria në rrugëtim e saj drejt BE. Javën e shkuar ne hapëm negociatat për grupkapitullin e çështjeve themelore. Sukses që vjen si rrjedhojë e shumë viteve, punëe dhe përkushtuimi. Ju keni treguar vizion dhe durim. Dua të falenderoj të gjitha ekipet që kanë punuar ditë e natë për këto gjëra që keni arritur. Të jeni të sigurt që zgjerimi do të vazhdojë të jetë edhe në mandatin tim të ardhshëm, ne i kemi të gjitha mekanizmat. Tre çështje kryesore plani jonë i rritjes për Ballkanin Perëndimor, ju e dini qasjen që ne kemi. Ne hapim derën tonë për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Këto reforma mbështeten nga ne me anë të investimeve shtesë. Shumica e Ballkanit Perëndimor e ka gati agjendën e Reformave. Ju dhe ekipi juaj keni bërë gjithçka mirë. Do të fillojmë me parafinancimin me 64 milionë eruro parafinancim. Ju jeni në rrugën e duhur për tu bërë pjesë e grupit të pagesave në euro. Që do të thotë transfertat në euro do të jenë më të shpejta dhe më të sigurta. Nisma e dytë është plani i investimeve në Ballkanin Perëndimor, e kemi filluar 4 vite më parë. 9.4 miliardë euro në Shqipëri për energjinë e pastër. Ju e dini që BE ka filluar neutralitetin deri në vitin 2050-të. Për Shqipërinë nuk ka për të qenë vështirësi e madhe pssi ju jeni lider në këtë fushë, në fushën e energjisë së rinovueshme, keni Vaun e Dejës me panele diellore. Keni një program prej 50 milionë eurosh për efiçencën e energjisë. Po investojmë edhe për transportine pastër, përfshirë linjën hekurudhore të Shqipërisë me BE, dhe plani për autobusët elektrikë. Çështja e tretë është kampusi i kolegjit të Europës. Ju e patët këtë ide të shkëlqyer vetëm para dy vjetësh dhe ja ku ujemi. Ne zyrtarisht do të hapim vitein e parë akademik të studentëve”, tha Rama.

Read Entire Article