Negociatat, Rama: Jemi populli më pro BE-së, qëndrojmë në të njëjtën linjë edhe përgjatë sfidave të përbashkëta

1 hour ago 17

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me presidentet e KE, Ursula Von Der Leyen, deklaroi se Shqipëria qëndron e palëkundur krah Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria do të jetë përkrahë aleancës euroatlantike edhe në sfida të përbashkët, si një dëshmi e aftësisë për të përmbushur detyrat e anëtarësimit drejt BE-së.

Lexo edhe :

Related Posts

“Është një vizitë e veçantë kjo edhe për faktin se sot pas kësaj konference ne do të përshëndesim studentët dhe pedagogët e Kolegjit të Europës në Tiranë. Nga ana tjetër, jam këtu bashkë me ju edhe për të konfirmuar e afirmuar të gjitha ato të cilat Shqipëria i ka demonstruar në këtë rrugë të përbashkët në aspektin e të qëndruarit krah për krah me BE e linjëzuar 100% me politikën e jashtme të BE, e përfshirë pa kursim në të gjitha proceset e të gjitha ato që janë vlera e sfida që na bashkojnë dhe e gjitjë kjo qasje e Shqipërisë vetëm do forcohet e konsolidohet në vijimim, duke dëshmuar jo vetëm aftësi që kanë të bëjnë me realizimin e sfidave e detyrave që kanë të bëjnë me anëtarësimin ne BE, por edhe qëndrueshmëri në aspektin e afirmimit të të gjitha parimeve, vlerave që bashkojnë këtë komunitet vendesh e popujsh të Europës”, tha ai.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbërriti në Tiranë pasditen e sotme, 23 tetori, në kuadër të turit të përvitshëm të vizitave, në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja u prit me ceremoni zyrtare në kryeministri nga shefi i qeverisë, Edi Rama./vizionplus.tv

Read Entire Article