Përndoqi ish-bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Korçë

2 hours ago 17

Një 50-vjeçar është arrestuar në Korçë këtë të mërkurë.

Ai dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Sipas policisë, 50-vjeçari ka shkuar në banesën e ish-partneres, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin L. R., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ka shkuar në banesën e saj, në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv  

Read Entire Article