E “tradhtoi” makina, i riu shqiptar kapet me 14 kilogram kokainë

3 hours ago 25

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në makinë me të cilën udhëtonte iu gjetën 15 kilogram kokainë, me vlerë mbi 1 milionë euro.

Sipas mediave italiane 27-vjeçari shqiptar banues në Milano u ndal në autostradën A14 në Bolonja.

Arsyeja e ndalimit fillimisht ishte se mjeti Fiat Tipo me të cilin lëvizte 27-vjeçari shqiptar ishte denoncuar për një borxh tatimor prej 25 mijë eurosh.

Në momentin e ndalimit është vënë re nervozizëm te i riu shqiptar,  kjo ka shtyrë agjentët që të ushtronin kontroll në makinë ku dhe kanë gjetur drogën.

Të riut shqiptar i janë vënë prangat menjëherë.

Read Entire Article