PD mbyll takimet në Strasburg, Vokshi: Ngritëm shqetësimin se zgjedhjet e ardhshme do të vidhen

2 hours ago 21

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike çoi ne Strasburg shqetësimin e opozitës për korrupsionin dhe krimin ne Shqipëri dhe rrezikun q ë vullneti i qytetareve shqiptarë të deformohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përgjatë 3 ditëve figurat kryesore te PD shfrytëzuan takimet me eurodeputetët për t’iu shpjeguar atyre problemet me të cilat përballet Shqipëria sot, një realitet krejt ndryshe sipas PD nga ai që paraqet kryeministri Edi Rama.

“Pas akteve të fundit të rënies së listës së deputetëve të Durrësit, të kryesuar nga Rama vetë, rastin e Çyrbes, i cili rezultoi i lidhur me krimin e organizuar, që ka bërë biseda për ta futur emrin tij në listën fituese të Durrësit, praktikisht është e pamundur që po këta njerëz të jenë përsëri në krye dhe përgjegjës të organizimit të zgjedhjeve”, tha deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Deputetët demokratë ngritën shqetësimin për izolimin politik të Sali Berishës, dënimin e Ervin Salianjit, por edhe arrestimin e aleatit Ilir Meta.

Gjatë qëndrimit ne Strasburg deputetët demokratë u takuan me komisonerin për zgjerimin Oliver Varhelyi,  kryetarin e komisionit të jashtëm David Mcallister, kryetarin e  Komitetit të Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri, me Eurodeputetët e grupit parlamentar të “Konservatorëve dhe Reformatorëve Europian” si dhe me disa eurodeputetë që janë pjesë e Partisë Popullore Europiane./vizionplus.tv

Read Entire Article