Meloni nuk heq dorë nga marrëveshja, akuzon gjykatën se tentoi të dështojë paktin me Shqipërinë

2 hours ago 18

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është e vendosur të ecë përpara me marrëveshjen Shqipëri_Itali për emigrantët.

“Protokolli i Shqipëri-Itali do të funksionojë. Nuk do të lejoj që një zgjidhje që e kemi arritur në respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare, asaj  evropiane dhe italiane për migracionin të shpërbehet kaq lehtësisht vetëm sepse një pjesë e politikës nuk është dakord me këtë mënyrë të trajtimit të dyndjeve të emigranteve”, tha Meloni.

Për Melonin  Shqipëria u keqpërdor  në vendimin e gjykatës së Romës që javën e kaluar ktheu  12 emigrantë  të  dërguar në kampin e Gjadrit.

“Shqipëria  përmendet disa herë në vendim , por në fakt nuk ka ndonjë rendësi të veçantë. Nëse ata emigrantë do të kishin qëndruar në Lampeduza apo do të ishin dërguar në ndonjë qendër në Itali, do të kishte të njëjtin rezultat. Shqipëria përmendet vetëm se marrëveshja  Itali -Shqipëri mund të ndryshojë objektivisht menaxhimin e flukseve”, u shpreh ajo.

Meloni theksoi  se ka pasur edhe një letër nga 14 vende të Bashkimit Evropian që i kërkonin Komisionit Europian të analizojë, te thellohet dhe të marrë në konsideratë mundësitë për të përsëritur këtë model. /vizionplus.tv

Read Entire Article