Shiste kanabis në Fier, arrestohet 24-vjeçari

2 hours ago 19

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit.

Në pranga ka rënë Blerim.V, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Read Entire Article