Lindja e Mesme, Blinken dhe ndryshimi i strategjisë nga Uashingtoni

3 hours ago 20

Anthony Blinken ishte edhe njëherë në 365 ditët e fundit në Izrael, për të nëntën herë gjatë këtij viti, si një dëshmi se për SHBA-në Lindja e Mesme dhe kriza atje është një nga çështjet më të rëndësishme në politikën e saj të jashtme teksa zgjedhjet presidenciale po afrojnë.Kreu i diplomacisë amerikane në vitin e fundit është përballur kryesisht me një qëndrim kokëfortë veçanërisht në pjesën e tensionit ushtarak me të cilin operon Izraeli në Rripin e Gazës, ndërkohë që në të njëjtën kohë është “tërhequr” nga zyra ovale në dhjetëra propozime.

Këtë herë mesazhi i Blinken pas largimit të tij nga Izraeli përmbante ndoshta një variant të dytë, të rëndësishëm. Sekretari amerikan i Shtetit foli për një “zgjidhje lokale” të çështjes së Gazës dhe nënvizoi se SHBA-ja ka kërkuar zyrtarisht “përmbajtje” nga Izraeli në përgjigjen ndaj Iranit, e cila është ende pezull.

Nëse përpiqemi të analizojmë pjesën e parë të përgjigjes dhe të gjejmë elementet që mund të përbëjnë “karakterin lokal” të një zgjidhjeje për Gazën, duhet të kemi parasysh se SHBA-të nuk kanë zgjedhur gjithmonë zgjidhje “lokale” për çështje të tilla.

Fjala “lokal” tjetërsoi edhe analistët nga ana tjetër e Atlantikut, të cilët, duke biseduar me burime nga mjedisi i kryediplomatit amerikan, raportojnë se Joe Biden ka vendosur të arrijë atë që ata e quajnë “destinacionin e tij përfundimtar” nga një rrugë tjetër. Uashingtoni duket i vendosur të bëjë një hap prapa dhe të pranojë besimin e Izraelit se ai duhet të ketë fjalën e parë në çfarëdo propozimesh dhe marrëveshjesh që bien në tryezën diplomatike “lokale”.

Kundërshtimi kryesor i Izraelit deri para 10 ditësh ishte se nuk mund të negociojë me Hamasin derisa njeriu që organizoi dhe ekzekutoi “Të Shtunën e Zezë” është gjallë. Kundërshtimet e SHBA praktikisht nuk u dëgjuan kurrë dhe Gaza nga Veriu në Jug është kthyer në një masë pa formë. Vdekja e Sinëar ka hapur kapitullin e ‘fundit të luftës’ për SHBA-në dhe Izraelin, mandati i fundit për bisedime thelbësore është shkatërruar.

Blinken duket se nuk ka asnjë kundërshtim që të ketë një periudhë të paracaktuar që në fillim, në mënyrë rigoroze – gjatë së cilës forcat e Izraelit do të kontrollojnë korridorin e Filadelfias në jug, Rafa, dhe kalimet në Veri. Në të njëjtën dosje, SHBA-ja ka bërë të qartë se nuk ka asnjë mënyrë për të ndërtuar vendbanime sipas standardeve të viteve 80 dhe 90 në Gaza dhe i rekomandon kryeministrit të vendit që të ndërpresë partnerët e tij të ekstremit të djathtë, të cilët flasin hapur për avancimin në enklavë.

Dosja e dytë nga pala amerikane përfshin në plan të parë detajet e palëve të treta garantuese të marrëveshjes me Egjiptin, natyrisht, siç dëshiron Izraeli, dhe ata kanë reduktuar ndikimin e Katarit, i cili po kthehet në një tjetër “gjemb” për Tel Avivin. Në këto propozime duket se Blinken tashmë ka marrë “ok”-në izraelite dhe në rast se do të ketë një zhvillim në çështjen e Gazës nuk do të harxhohet kohë për këto çështje që tashmë klasifikohen si “teknike”.

Dosja e tretë nga SHBA-ja në Izrael përmban një analizë të gjerë të përgjigjes së Izraelit ndaj Iranit që ende nuk ka ndodhur. SHBA sot më shumë se kurrë nuk dëshiron një përshkallëzim të ri për këtë çështje. Linja me Teheranin është ende e hapur për zyrën ovale dhe konteksti i goditjes izraelite i është dhënë Netanyahut dhe Gallantit. E gjithë situata duket se është “trazuar” nga lajmi i djeshëm se një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka nxjerrë në media planet e betejës së Izraelit. Anthony Blinken nuk është ndalur në këtë çështje në garanci “sterile” dhe formale, por sipas mediave amerikane ai ka dhënë prova të prekshme se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Duke qenë se çështja e Iranit “plaket”, aq më e vështirë do të jetë për t’u menaxhuar nga SHBA-ja, e cila tashmë nuk ka “luks” kohe, pasi zgjedhjet presidenciale janë çështje ditësh dhe jo muajsh. Izraeli do t’i “luajë” të dhënat dhe këtë “kartë” sipas kushteve të veta edhe nëse e vendos kundër aleatëve të tij më të afërt./vizionplus.tv

Read Entire Article