Kryemadhi dhe Meta në të njëjtën sallë, provokim? Demiraj: Deklaratë emocionale e Monikës! Besojmë në pafajësinë e Presidentit të PL-së

3 hours ago 122

Esmeralda Demiraj, kryetare e Lëvizjes së Gruas në PL, ditën e sotme ishte e ftuar në ekranin e Vizion Plus, në emisionon “7pa5”, nën moderimin e Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Demiraj komentoi deklaratën e djeshme të Monika Kryemadhit, e cila tha se qëllimisht për ta provokuar e kishin futur në një allë me Ilir Metën për tu njohur me masën e sigurisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Demiraj tha se deklarata e Kryemadhit është më shumë emocionale pasi sipas saj nuk ka asnjë shkelje ligjore që kanë qenë të dy në një sallë.

Ajo gjithashtu tha se çifti Kryemadhi-Meta kanë një betejë të gjatë lirgjore me drejtësinë, por PL beson në pafajësinë e zotit Meta.

Demiraj: Është deklaratë emocionale e zonjës Monika sepse nuk shikoj asnjë shkelje ligjore. Monika ka deklaruar haptazi të vërtetat e saj, nuk e di pse ne refuzojmë të besojmë dhe t’i marrim si të mirëqena deklaratat e Kryemadhit. E kam dëgjuar shumë herë  që po merr ne mbrojtje zotin Meta. Nuk është e vërtetë sepse do vazhdojë procesi ligjor. Deklaratat e saj nuk do të zhbëjnë akuzat që rëndojnë ndaj Metës. Ata i pret një betejë e madhe ligjore, por ne jemi të bindur në pafajësinë e zotit Meta.

Zonja Kryemadhi ka deklaruar të vërteta e saj, zoti Meta është marrë me pjesën politike, me pjesën financiare jam marrë unë, ka thënë. Kj e vërtetë duhet parë gjatë procesit. Zotit Meta po i bëhet një gjyq publik dhe politik. T’i lëmë të përballen me drejtësinë dhe gjykata të thotë fjalën e saj. Edhe hetimet nga SPAK bëhen në mënyrë selektive, ne si PL jemi e bindur për këtë./vizionplus.tv

Read Entire Article