U pyet në SPAK për “21 Janarin”, Agron Kuliçaj: Dhashë shpjegimet e mia

2 hours ago 22

Agron Kuliçaj, ish-Zv.drejtori i Policisë së Shtetit ka folur për mediet pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, ku qëndroi për rreth 30 minuta.

Kuliçaj u pyet për dosjen e “21 janarit” dhe tha se dha shpjegimet e tij për kohën kur ishte pjesë e Policisë së Shtetit.

Agron Kuliçaj: …lidhur me gjithë veprimtarinë e ligjshme që struktura që kam mbuluar ka kryer në atë periudhë. Dhashë shpjegimet e mia.

Numri 2 i Policisë së Shtetit në kohën e qeverisë Berisha u paraqit  sot në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje nga agjentët e BKH për të dhënë sqarime për veprimet e uniformave blu më 21 janar, ku para Kryeministrisë u vranë 4 protestues.

Kuliçaj është paraqitur në SPAK një dië pasi u thirr ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë në atë kohë, Hysni Burgaj.

Burgaj, në atë kohë u akuzua nga opozita se nuk zbatoi urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria. Lidhur me këtë pretendim, ai tha se është vepruar konform ligjeve dhe se policia në atë kohë nuk kishte marrë asnjë urdhër për të reaguar.

Dosja e 21 janarit po hetohet nga struktura e posaçme, pas vendimit të gjykatës së Strasburgut e cila cilësoi se vrasja e 4 protestuesve ishte krim shtetëror.

Ndërkohë që familjarët e të ndjerit Aleks Nika, vrasje e të cilit ka mbetur ende pa autor, kanë dorëzuar dhe një audiopërgjim përpara pak ditësh ku pretendojnë se urdhri për të qëlluar me armë zjarri ndaj qytetarëve është dhënë nga Garda e Republikës.

Në dëshminë e tyre ata kanë bërë fajtor të drejtpërdrejtë jo vetëm krerët e gardës, por edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Lulzim Bashën, i cili në atë kohë drejtonte Ministrinë e Brendshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article