Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën 50-vjeçari

2 hours ago 20

Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme, 24 tetor, në Korçë.

50-vjeçari po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë, në anën tjetër, kur është përplasur nga një makinë.

“Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. 

Shoferi i automjetit  e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë.

Pasi ka dërguar të aksidentuarin në spital, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga oficerët e policisë ku ka dhënë sqarimet e duhura për ngjarjen.

Unaza e qytetit të Korçës është bërë shpesh bërë burim aksidentesh me vdekje.

Kjo vjen për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe shpejtësisë tej normave të lejuara nga ana e drejtuesve të mjeteve./vizionplus.tv

Read Entire Article