Dosja “Partizani”, shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për Berishën dhe Malltezin, kur do të mbahet

3 hours ago 21

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Seanca e radhës do të zhvillohet më 25 nëntor, në orën 12:00.

Në një deklaratë për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se shkak është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës.

“Zoti i Berisha nuk është i nevojshëm për tu paraqitur. Në seancat procedurale prania e tij nuk është e nevojshme. Në seancat ku do të jetë e domosdoshme prezenca e tij për të shpjeguar një rrethane fakti do të çmohet si nga ne edhe ai”, u shpreh avokati.

Gjokutaj: Nga ana e gjykatës ishte shkelur afati 10 ditor i njoftimit nga dita e shortimit të cështjes. Kështu që për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të të volumit të jashtëzakonshme të dosjes seanca u shty për në 25 nëntor ora 12:00. U shkua tek verifikimi i palëve dhe tek konstatimi i këtij shkaku. Këtu u ndërpre për të na dhënë kohën ne.

Ne e kemi pasur në kërkimet me frekuente çështjen e revokimit të masës së sigurimit sepse ka të bëjë me lirinë personale të Berishës.

Zoti i Berisha nuk është i nevojshëm për tu paraqitur. Në seancat procedurale prania e tij nuk është e nevojshme. Në seancat ku do të jetë e domosdoshme prezenca e tij për të shpjeguar një rrethane fakti do të çmohet si nga ne edhe ai.

Po ashtu avokati Gjokutaj deklaroi se ata do të kërkojnë pushimin e çështjes, më pas vendimmarrja është e gjykatës.

“Cështja nuk ka as dyshimin më të vogël të arsyeshëm që i jemi referuar masës së sigurimit dhe llogarit më provat. Kështu që sigurisht ne do të kërkojmë pushimin e çështjes pastaj vendimmarrja është e gjykatës, palët janë në kërkim”, tha avokati.

Në seancën e radhës ti janë skenarët  e mundshëm të vendimmarrjes nga gjyqtarja Flojera Davidhi: dosja mund të kalojë për gjykim, mund t’i kthehet prokurorisë për hetime të mëtejshme nëse akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave nuk është e bazuar në prova ose çështja mund të pushohet.

Nëse kjo ndodh, atëherë Sali Berisha, Jamarër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja si dhe noterja Andia Pustina do të zhvisheshin nga akuzat që rëndojnë mbi ta.

Publikisht  Berisha ka pranuar se nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar, por atë në themel, në mënyrë që ta pajisë gjykatën e  posaçme me provat dhe dëshmitarët, që do t’i sjellë mbrojtja.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor të dhëndrit të tij, që ky i fundit të kryente privatizimin e kompleksit, ku më pas do të ndërtoheshin pallate.

Nga ana tjetër për Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave, përveç atij të korrupsionit pasiv.

Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, akuzë e cila rëndon edhe ndaj Xhimi Begesë dhe noteres Andia Pustina.

Akuzat ndaj tyre: 

Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’.

– Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k – Akuzohet për ‘Pastrim Parash’ ./vizionplus.tv

Read Entire Article