“Meta më i freskët se kurrë”, Tedi Blushi: Do të përballemi me regjimin me çdo çmim, edhe me jetën tonë

2 hours ago 157

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një konferencë për mediet konfirmoi se Ilir Meta, i cili ditën e djeshme u dërgua në burgun “313” në kryeqytet është në gjendje të mirë shëndetësore.

Blushi tha se të gjitha strukturat e Partisë së Lirisë janë në këmbë për tu përballur me atë që ata e quajnë regjimi i Edi Ramës dhe theksoi se janë gati të përballen me çdo çmim, madje edhe me jetën.

Tedi Blushi: Është në gjendje të shkëlqeyr shëndetësore. Më i fortë dhe më i freskët se kurrë. Në rast se Metës i ndodh diçka e papritur përgjegjësia do jetë personale e Edi Ramës. Ilir Meta është Presidenti i Partisëë së Lirisë, ka mbështetjen e gjithë anëtarëve, simpatizantëve, strukrurave nga veriu në jug, nga Prishtina në Shkup edhe në Diasporë pavarësisht gjendjes së tij juridike.

Jemi në kontakt çdo çast me të. Asnjë shqetësim nuk ka dhe nuk duhet të ketë për gjendjen e tij shëndetësore. Gjithë strukturat e PL-së janë më të angazhuara se kurrë, kemi shumëfishuar aksionin tonë politkk në terren për tu përballur dhëmb për dhëmb dhe me çdo çmim me këtë regjim, edhe me jetën tonë. Të gjitha strukturat janë në këmbë për tu përballur edhe me jetën e tyre me këtë regjim. Kjo është një betejë që nuk ka kthim pas./vizionplus.tv 

Read Entire Article