Lindja e Mesme, më shumë se 700 të vdekur në Gaza në tre javët e fundit

2 hours ago 22

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka marrë jetën e 770 personave në më pak se tre javë në pjesën veriore të Rripit të Gazës, njoftoi sot agjencia e Mbrojtjes Civile e enklavës palestineze, ndërsa bisedimet e reja synojnë arritjen e një armëpushimi.

Katari ka njoftuar se pritet një takim mes negociatorëve amerikanë dhe izraelitë në Doha, pasi ndërmjetësit rivendosën kontaktet me Hamasin pas vdekjes së liderit të tij Yahya Shinwar , i cili u vra nga ushtarët izraelitë më 16 tetor.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministri i Jashtëm i SHBA, Anthony Blinken tha se priste që negociatorët të takoheshin brenda ditëve të ardhshme, duke shtuar se SHBA po shqyrtonte “opsione të ndryshme” për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Ky përparim i brishtë, pas disa muajsh përpjekjesh të pafrytshme ndërmjetësimi nga Katari, SHBA dhe Egjipti, vjen ndërsa Izraeli lufton një front të dyfishtë kundër Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në Liban.

Natën e kaluar, Izraeli kreu sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit , një nga bastionet e Hezbollahut, në një nga më të mëdhatë që nga fillimi i luftës dhe tha se kishte në shënjestër punishtet e ruajtjes dhe prodhimit të armëve që i përkisnin Hezbollahut.

Blinken paralajmëroi dje Izraelin për rrezikun e një përshkallëzimi, në një kohë kur Irani thotë se është gati të përgjigjet në rast të një sulmi izraelit, pasi 200 raketa iraniane u hodhën në Izrael më 1 tetor./vizionplus.tv

Read Entire Article