Sulmi në fabrikën e avionëve luftarakë në Ankara, shtohen masat e sigurisë në aeroporte

2 hours ago 19

Janë shtuar masat e sigurisë në aeroporte, pas sulmit që ndodhi ditën e djeshme në Ankara të Turqisë. Sulmi i armatosur u krye në objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore, në perifi të Ankarasë.

Masat e sigurisë në aeroporte janë rritur pas nivelit të lartë të alarmit. Në dy aeroportet e Stambollit kontrollohen tërësisht automjetet që hyjnë dhe dalin, dhe pasagjerët.

Lexo edhe :

Related Posts

Pasagjerët që do të udhëtojnë paralajmërohen të jenë në kohë në aeroport.

Ndërkohë, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi pas mesnate se tridhjetë e dy objektiva u bombarduan, pozicione të PKK-së dhe aleatëve të saj, në Irakun verior dhe në territorin e Sirisë, pak orë pas sulmit në Ankara.

“Siç lejohet nga e drejta jonë për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një operacion ajror u krye kundër objektivave terroristë në Irakun verior dhe Siri dhe gjithsej 32 objektiva terroristë u shkatërruan me sukses”, tha Ministria në njoftimin për shtyp, duke sqaruar se “operacionet e linjës ajrore po vazhdojnë”. /vizionplus.tv

Read Entire Article