Jo vetëm Shqipëria, por edhe Kosova tashmë është ngjitur disa shkallë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Fitoret më Qipron dhe Lituaninë në Nations League, e kanë pozicionuar Kosovën tashmë në vendin e 101.
Dardanët janë ngjitur tre shkallë pas këtyre fitoreve.
Në anën tjetër dhe Shqipëria fitoi dy pozita në renditjen e përgjithshme. Tashmë kuqezinjtë mbajnë vendin e 65-të duke lënë pas Finlandën dhe Gjeorgjinë.