Kamala Harris mban fushatën në Xhorxhia, shfaqet krah Barak Obamës

4 hours ago 16

Zëvendës-presidentja Kamala Harris është shfaqur në fushatën e saj në Xhorxhia së bashku me ish-presidentin Barak (Barack) Obama.

Në fjalën e saj, Harris preku një sërë temash, sikurse droga, strehimi dhe sendet ushqimore.

E jona është një luftë për të ardhmen. Unë vij nga klasa e mesme dhe nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Kujdesi shëndetësor duhet të jetë një e drejtë dhe jo vetëm një privilegj për ata që mund ta përballojnë atë”, deklaroi Harris ndërsa shtoi se kundërshtari i saj Donald Tramp (Trump)do të prishë ligjin e kujdesit të përballueshëm dhe do të heqë kufirin prej 35 dollarësh për insulinën.

Kandidatja demokrate riafirmoi mbështetjen e saj për të drejtat e abortit, duke iu referuar vdekjes së Amber Nikol (Nicole) Thurman, një gruaje nga Xhorxhia, vdekja e së cilës u zbulua kohët e fundit se ishte rezultat i ndalimit të abortit nga shteti.

“Donald Trump ende refuzon të pranojë dhimbjen dhe vuajtjen që ka shkaktuar … grave u mohohet kujdesi gjatë abortit”, deklaroi Harris.

/a.r

Read Entire Article