Begaj pret Ursula von der Leyen, presidentja e KE-së vlerëson angazhimin e kreut të shtetit në integrimin europian

1 day ago 28

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takimin përmbyllës të saj në Tiranë, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në fokus të bisedës ishte rrugëtimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe hapja e negociatave për grupkapitullin e parë.

Ishte vetë Von der Leyen, e cila shkruajti në një postim në platformën ‘X’,  vlerësimin për angazhimin e Presidentit Begaj për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

“E vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë. Si dhe perspektiva juaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”, tha ajo.

Presidenti Begaj përgëzoi Von der Leyen për vendosjen e integrimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE në krye të përparësive përgjatë mandatit të dytë të saj si Presidente e Komisionit Evropian.

Zyrtarja e lartë e Unionit mbërriti në Tiranë një ditë më parë ku zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Edi Rama si nisje të turit që po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor. /vizionplus.tv

Read Entire Article