Von der Leyen viziton Tiranën, Presidentja e KE vlerëson reformën në drejtësi. Rama: Nuk komentoj çështjet e gjykatës!

2 hours ago 19

Ka mbërritur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë Presidentja  e Komisionit Europain Ursula Von Der Leyen.

Në kuadër të turit të saj ballkanik, diplomatja e lartë Europiane ndalesën e parë e bëri në Tiranë ku u prit nga kryeministri Edi Rama. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Presidentja e Komisionit Europian u pyet edhe nëse kishte një koment për arestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Siç e dini unë nuk do bëj komente për procedime gjyqësore. Ne bashkëpunojmë me qeverinë dhe punojmë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëjë me çështje individuale”, tha von Der Leyen.

Të njëjtin qëndrim pati edhe kryeminsitri Edi Rama

Asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në prani të miqve të huaj por dhe për faktin se qysh se ne kemi nisur reformën në drejtësi dhe ka nisur të zbatohet as unë e as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente për cështje që i takojnë drejtësi. Kur ndodh që cështjet të përmbyllen mbase ndonjë rast ia vlen të bëhet ndonjë koment sidomos kur vihet në vend dretjësia lidhur me fenomene katastrofike si shpifja. Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon drejtësisë”, tha Rama.

Presidentja e Komisionit Europian u shpreh optimiste për rrugëtimin e Shqipërisë në BE

Ne i kemi të gjithë mekanizmat në dispozicion, megjithatë duhet bërë punë e mirë. Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për axhendën e reformave. Tani duhet të nisim edhe me parafinancimin prej 64 mln eurosh deri në fund të vitit. Cilësia e planit të reformave është e mirë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 mln euro nga plani i rritjes”, shtoi Ursula von der Leyen.

 Për kreun e qeverisë Edi Ramën, Shqipëria ka vetëm një synim.

 “Shqipëria është në BE dhe që e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërtohet në BE dhe nëse ka një mision të të gjithë shoqërisë, gjitha partive është të kontribuojë që kjo gjë të ndodh sa më shpejt”, deklaroi Rama.

Von der Leyen e kishte një përgjigje edhe për përdorimin e kampeve italiane në Shqipëri

Që prej fillimit ne kemi qenë tejet të qartë që ne po monitorojmë zhvillimet në lidhje me këtë marrëveshje. Por që kjo është një marrëveshje dy palëshe. Ne nuk bëjmë komente por monitorojmë zhvillimet e kësaj marrëveshjeje dypalëshe”, tha Presidentja e KE.

 Von der Leyen qëndron dy ditë në Shqipëri. Sot ajo mori pjesë edhe në inagurimin e Kolegjit të Europës, ndërsa nesër takohet me presidentin Begaj. Më pas presidentja e Komisionit Europian do të udhëtojë në vendet e tjera ballkanike, si pjesë e turit me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro.

Read Entire Article