Bardhi: Deputetët e PE u surprizuan me atë që po ndodh në Shqipëri

3 hours ago 23

Kreu i grupit parlamentar të PD, gazment Bardhi duke folur pas protestës sensibilizuese të deputetëve të opozitës para Parlamentit Europian deklaroi se zhvillimet në Shqipëri janë konsideruar të paperceptueshme për miqtë që kemi takuar në BE.

Ai tha se në takimet me zyrtarët e PE kanë informuar mbi situatën politike në Shqipëri.

Ne presim atë që e kemi thënë me zë të lartë një mbështetje të PE për Shqipërinë,që proceset integruese të bazohen në merita, ndërsa ky proces u bllokua nga Edi Rama për 12 vite”, tha Bardhi.

Ai tha se situata në Shqipëri do të monitorohet më nga afër nga Parlamenti Europian.

Nuk duhet harruar fakti se ky ka qenë një vit zgjedhor edhe për vetë PE, do duhet të kemi në konsideratë edhe zhvillimet globale, por u suprizuan se si një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe një vend anëtar i NATOS po shkon drejt një shteti autokrat, drejt një shteti personal. Rama po ndjek modelet më të shëmtuara në glog: shtet personal, shtet autokrat dhe po bën çdo përpjekje për të lënë vendin pa opozitë”, tha Bardhi.

Read Entire Article