A kishin apo jo kamera kur arrestuan Metën? Sherr në studio pse nuk i nxjerr policia, gazetari: Shqiptarët e votuan t’i qeverisë, jo t’i bastisë

9 hours ago 19

Arrestimi i Ilir Metës një ditë më parë, ka shkaktuar debat mes të ftuarve në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Në momentin që Sekretari Organizativ i PL, i cili ishte i pranishëm në momentin e arrestimit të Metës po tregonte ngjarjen, gazetari Anri Bala ka theksuar se e vetmja gjë që e bëri pis arrestimin e Metës është ajo që i jepet zë aksionit të policisë se si duhet të vepronte.

Sipas tij shqiptarët e votuan Ilir Metën për t’i qeverisur dhe jo për t’i bastisur, duke theksuar se ajo që duhet të kishte vëmendjen sot janë akuzat për të cilën u arrestua Meta.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë do ju bëni ju kur ti identifikoni oficerët?

Peca: Do i denoncojmë.

Bala: Ju do i denonconi. Asnjëherë. Është e rëndë të thuash që këta zotërinjtë nuk kanë qenë policë. Në gjykimin tim këta policët edhe nëse nuk kanë patur ndonjëherë kamera, në këtë aksion kanë dhe do t’i nxirrni.

Borakaj: Do i nxjerrin në publik?

Bala: Jo nuk i nxjerrin në publik. Sot zonja Kryemadhi a doli në konferencë dhe tha se do ta gjej atë person që rrahu ish-bashkëshortin, tim a ishte formë kërcënimi, a doli Tedi Blushi. Nëse i del emri këtij polici, a ka të drejtë ky polic të kërkojë azil me këtë kërcënime.

Peca: Kur godet presidentin si mund të kërkosh azil?

Bala: O zotëri vendi funksionon me ligje jo me vetëgjyqësi.

Peca: Si u zbatua ligji aty?

Bala: Unë nuk mund të marr parasysh fjalën tënde.

Kaziaj: Nuk ishte proporcionale.

Bala: Nuk është proporcionale vetëm në një rast që e bën pis arrestimin. Kemi qenë edhe ne viktima të këtij sistemi ku zotëria është bashkëautor. Ky zotëria nuk vjen as nga votuesit as nga militantët, ka qenë kryeministër, president, kryetar kuvendi. O ka investim ky zotëria, ka gisht njësoj si Rama, Berisha, Basha dhe çdokush tjetër që është pjesë e sistemit. Qytetarët shqiptarë e kanë votuar Metën t’i qeverisi jo t’i bastisi.

Kaziaj: Mendimi jot personal.

Bala: Arrestimi vetëm në një moment është shkelje që Artemisi të thotë dhe gjëra që nuk i ka parë.

Read Entire Article