VIDEO/ Ilir Meta në burg, i biri e viziton në qeli

18 hours ago 26

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është vendosur në bllokun e sigurisë “Mine Peza:, aty do të kalojë natën e tij të parë pas arrestimit të sotëm nga zyrtarët e BKH dhe Policia e Shtetit.

Pas aviotakit Genc Gjokutaj, Ilir Meta është vizituar edhe nga djali i tij Besar Meta.

Siç shihet edhe në video Besari mban një qese në dorë, dhe shihet teksa futet brenda bllokut të sigurisë me shishe uji me vete.

Kujtojmë që Ilir Meta u arrestua ditën e sotme te rrethrrotullimi i Kamzës, ndërsa po vinte drejt Tiranës.

Ndaj tij rëndojnë tre akuza ajo e pastrimit të parave, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion.

Read Entire Article