Erisa Xhixho reagon për arrestimin e Metës: Akt që turpëron Shqipërinë!

21 hours ago 21

Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar për arrestimin e Ilir Metës ditën e sotme.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Xhixho e e cilëson arrestimin e Metës si një akt që turpëron Shqipërinë.

Lexo edhe :

Related Posts

 Postimi i plotë:

ARRESTIMI BANDITESK I ILIR METËS, AKT QË TURPËRON SHQIPËRINË

I turpshëm dhe banditesk akti terrorist i ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe i ekzekutuar nga segmente okulte të Policisë së Shtetit ndaj ish-presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë.

Një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit tregon qartë se shteti policor është fytyra e këtij regjimi dhe krimit të organizuar që qëndron pas tij.

Sot u dha provua e radhës se drejtësia është në duart e Edi Ramës, i cili e përdor si vegël për hakmarrje ndaj rivalëve politikë.

Partia e Lirisë nuk dekurajohet nga një atentat i tillë ndaj demokracisë, por do të rrisë forcën dhe vendosmërinë për përballjen me këtë regjim kriminal.

Gjithashtu SPAK ka vendosur masa sigurie edhe ndaj dy personave të tjerë përveç ish-Presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Pirro Xhixhos i është vendosur arrest shtëpie në mungesë, ndërsa Ema Çoku u la në detyrim paraqitje. Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, zv/Presidentes së Partisë së Lirisë. /vizionplus.tv

Read Entire Article