VIDEO/ Me pranga në duar dhe kokën ulur, momenti i arrestimit të Jurgis Çyrbes

16 hours ago 15

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga momenti i arrestimit të ish-deputetit socialist Juris Çyrbja mbrëmjen e kaluar.

Siç shihet edhe në video Çyrbja është me kokën ulur dhe i prangosur, ndërsa është i rrethuar nga forca policie.

Kujtojmë që Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin disa ditë më parë. Ish-deputeti socialist akuzohet se ka qenë përdorues i aplikacioneve SKY dhe ka ndihmuar grupet kriminale me informacion.

Hetuesit kane arritur në përfundimin se nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se funksionarë publik të paidentifikuar kanë nxjerrë sekrete shtetëore në shtatë raste.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky EÇ” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim”, thotë SPAK.

Read Entire Article