“Si Romeo me Zhuljetën”, Kryemadhi: Mund ta kisha vrarë veten për Metën! Do ta dua gjithmonë

3 hours ago 20

Bashkëudhëtarja në politikë dhe në jetë për shumë vite e Ilir Metës, Monika Kryemadhi tha ditën e sotme se nuk e kishte menduar kurrë divorcing me të. Një ditë pas arrestimit të ish-bashkëshortit me urdhër të SPAK, Kryemadhi tha se janë momente të vështira emocionale për të. Ajo shtoi se e ka dashur dhe do vazhdojë ta dojë ish-bashkëshortin e saj.

Ndër të tjera tha “një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën”, por theksoi se tashmë prioritet janë fëmijët e tyre.

Monika Kryemadhi: Janë momente të vështira të jetës sime emoncionale. Çdo gjë e kisha menduar, por vetëm divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë.

E kam dashur Ilir Metën dhe e dua, nuk ka rëndësi se çfarë bën ai. Ai është babai i fëmijëve të mi, më ka bërë kjo që jam, të jem vetevetja. Më ka lënë të jem e lirë, e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto. Por kur një gjë mbaron, mbaron.

Nuk është çështja tek rikthimi, por tek ajo se si ti ndihesh. Por prioritetet e një gruaje si puna ime, janë fëmijët. Në një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi. Pavarësisht të gjithë gjërave, Ilir Meta ka qenë dhe është politikan patriot e serioz./vizionplus.tv

Read Entire Article