Ilir Meta arrestohet për korrupsion, presidenti i PL bën rezistencë, akuzohet për lobimet në SHBA dhe fshehje të pasurisë

21 hours ago 42

Nga Blerina Cene

Sapo iu vunë prangat, ish- presidenti i vendit u transportua në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku qëndroi përreth një orë për procedurën e zakonshme të gjeneraliteteve.

Pasi la këtë ambient, Meta u prit nga mbështetës të shumtë, ndërsa u nis drejt Bllokut të Sigurisë, ku do t’i duhet të qëndrojë deri në 72 orë derisa të dalë përpara togave të zeza për verifikimin e masës së sigurisë. Njëlloj si simpatizantët e Partisë së Lirisë, edhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj nuk e fshehu tensionin teksa konfirmoi tri akuzat e rënda të klientit të tij.

Momenti është politik, këtu është dyshja Rama-Dumani dhe me ndihmën e mashave, ish-bashkëpunëtorët, e Metës, kanë formuar një vendim të cilin ne sapo e kemi marrë. Qëndrimi i tij është qartë, do përballet me procesin. Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim i pasurisë. Kryemadhi nën hetim. Ishte një takim si çdoherë tjetër vetëm në një ambient ndryshe. Mënyra se si është arrestuar është banditeske, rrëmbyer në rrugë ish-presidenti, ish- kreyministri i vendit”, dekalroi Gjokutaj.

Sipas burimeve Ilir Meta është vënë në pranga pas tre kallëzimeve të bëra për të. Të njëjtat burime bëjnë me dije se çështja e lobimit në SHBA dhe operacionet estetike, janë bashkuar në një procedim të vetëm ku është finalizuar me dy akuza, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash. Hetimi tjetër paralel, është dosja e famshme CEZ DIA, ku për këtë çështje Metës i është ngritur akuza e korrupsionit pasiv.

Në mes të muajit gusht të këtij viti, SPAK mori nën hetim Ilir Metën për një lobim në SHBA me vlerë 690 mijë USD, para këto të padeklaruara as në KQZ dhe as në ILDKP. Në duart e hetuesve janë dy kontrata të LSI-së dhe Ilir Metës, me kompaninë McKeon Group në janar dhe qershor 2017, për t’i siguruar Metës takime dhe aktivitete në SHBA. Si ndërmjetëse është përdorur kompania “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

Në fillim të muajit korrik, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal, bazuar një tjetër kallëzim penal të ish-deputetit Halit Valteri. Pjesë e padisë së dytë janë ish presidenti Ilir Meta dhe ish- kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deputeti Petrit Vasili, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kandidatja për deputete e LSI, Elona Guri, etj. Në kallëzim thuhet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike në kallëzim referohen kontrata të tjera lobimi në 2017 të padeklaruara, si dhe ngrihen dyshim për fshehje pasurie.

Ndërkaq, sa i takon çështjes CEZ DIA, në prill të 2022, SPAK rihapi dosjen e e vjedhjes së parave publike. Për këtë dosje, Meta u thirr nga prokuroria e posaçme në shkurt të këtij viti për të dhënë shpjegime në cilësinë e ministrit të Tregtisë, Ekonomisë dhe Energjetikës. Dyshimet janë se nga mbledhja e borxhit të debitorëve që do të bëhej nga kompania DIA, besohet se shteti shqiptar pësoi një dëm financiar në vlerën e 414 milionë eurove. Për këtë krim është dënuar Kastriot Ismailaj me 11 vite burg si pronari i kompanisë që do mblidhte detyrimet. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article