Arrestimi i Metës, avokat Gjokutaj: Goditje politike në prag të zgjedhjeve

23 hours ago 15

Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë, Genci Gjokutaj ka folur për arrestimin e Metës ditën e sotme me urdhër të SPAK.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Gjokutaj tha se arrestimi i Ilir Metës është një goditje politike në prag të zgjedhjeve.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai theksoi se do të vazhdojnë betejën ligjore.

Gjokutaj: Nuk ka asnjë provë, që të ekzekutohet kjo masë për Metën.  Kjo është goditje pastërtisht politike në prag zgjedhjesh. Për më tepër që Dumani ka konflikt interesi në këtë çështje. Në këto raste, këto janë elementet që e bëjnë një proces jo të rregullt ligjor. Cili është qëllimi? Është politik, aspak ligjor. Pse u thirr 3,4 herë në SPAK? Për të dhënë shpjegime, se e paskan të provuar. Kemi të bëjmë me një strukturë që duhet të ishte ligjore, e cila veprën e korrupsionit nga vetë eksponentët e tyre nuk ngruojnë duke thënë që korrupsioni bëhet edhe duke zbatuar ligjin. Ka rënë sistemi i drejtësisë dhe provohet sot me arrestimin e Metës. Do vazhdojmë betejën ligjore. /vizionplus.tv

Read Entire Article