“Na rrethuan”, ndodhej në makinë me Ilir Metën, Artemis Peci tregon momentin e arrestimit

22 hours ago 15

Sekretari Organizativ i PL, Artemis Peci, u shfaq në krahë të Sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushi dhe avokatit Genc Gjokutaj, ku foli për momentin e arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Peci tha se ndodhej me makinë me Metën në momentin që disa persona të maskuar dhe me armë (policia) ju afruan makinës dhe kërkuan që të zbrisnin.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas tij në atë moment personat nuk kishin asnjë mjet identifikimi, dhe për pasojë u trembën, por më pas panë një makinë policie.

Ai theksoi se nga ana e tyre nuk pati asnjë rezistencë dhe shkuan drejt në komisariat.

Po vinim drejt Tiranës, aty afër Casa Italia, pashë që ishte bllokuar rruga. Aty na rrethuan makinën dhe dolën disa banditë me maska, se nuk kishin as uniformën e policisë, na thanë hajdeni me ne. Kush jeni ju u thamë, se u trembëm? Kërkuam që të na tregonin mjet identifikimi. Pastaj pashë një makinë policie, aty na thanë do vini me ne në komisariat. Kur shkuam në komisariat nuk bënë asnjë veprim, se prisnin urdhra nga Rama dhe Dumani. Vinin vërdall me telefona dhe nuk tregonin çfarë po bëhej, ishte një akt i tmerrshëm. Ku jetojmë në këtë jetë me këtë polici kriminale të Dumanit, Ramës, Sorosit me vjedhje shumë të mëdha”, deklaroi Peci.

Read Entire Article