Arrestimi i Metës, Soko: Shqiptarëve po u kalon “treni i mundësive”, Rama i vetmi i mbetur nga klasa e vjetër

10 hours ago 19

“Peshqit e mëdhenj të vjeshtës”, kjo ishte tema e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio kreu i kryesisë së Nismës Thurje, Pano Soko, deklaroi se arrestimi i Metës është një tren mundësish për gjithë shqiptarët të cilët të kthehen nga perëndimi.

Sipas tij, sot Rama është i vetmi politikan që i ka rrënjët nga komunizmi.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Arrestimi i Metës politik apo korruptiv? Ka ardhur momenti të apstrohet skena politike?

Soko: Ka dy momente, një juridik dhe një politik, pavarësisht se shkojnë paralelisht. Momenti juridik ka të bëjë me dhënien e përgjegjësisë se pse Shqipëria pas 34 vitesh, pati fatin që në 1990 të bëhej pjesë në BE, ne u bëmë pjesë e KSBE-së në atë kohë, pasi kishim fshirë me kohë traktatin e Varshavës. Shqipëria u bë pjesë e botës perëndimore shumë më përpara. Pse pas 34 vitesh Shqipëria nga e para në vend të fundit. Dikush duhet të thotë pse sot kemi nivelin më të ulët të pensioneve, pse sot pavarësisht avantazheve që kemi det, lumenj, kemi mbetur në fund për nga zhvillimi ekonomik. Ka ardhur koha që dikush të japë shpjegime që niveli i korrupsionit në Shqipëri ne nuk kemi zbritur asnjëherë poshtë vendit të 80-të. Të japin llogari që përse paratë e shqiptarëve të paguara për infrastrukturën, sot e kemi vendimn me infrastrukturën më të keqe. Për të gjitha këto, dikush duhet të japë e të mbajë përgjegëjsi. Përgjegjësia në këtë rast është juridike, korrupsioni, nepotizmi është juridike. Momenti politik është se ngjarje të tilla juridike i kanë hapur një dritare popullit shqiptar që ose të kthehet krah perëndimit, ose të vazhdojë në këtë rrugë që është. Këta trena mundësie nuk kalojnë shumë shpesh. Sot i vetmi përfaqësues politik i së vjetrës është Edi Rama.

Borakaj: Shkon i sigurtë në zgjedhej?

Soko: Jo, ai shkon me siklet se përballë ka ca njerëz të rinj, ka njerëz që nuk e kanë rrënjën te partia e Punës.

Borakaj: Është test për ty 2025-sa?

Soko: Po ti marrësh të gjithë këta, i kanë rrënjët te Partia e Punës. Për herë të parë Shqipëria ka shansin se ka parti që nuk kanë rrënjë te Partia Punës.

Borakaj: Po nëse votojnë sërish Ramën në 2025?

Soko: Për ne 2025 është test, a duan të largohen nga e vjetra, a duan të ikin nga mjerimi, nga keq shfrytëzimi.

Read Entire Article