“Meta çmontoi nga brinjët Dumanin”, Blushi: Kreu i SPAK sillet si vrasës me pagesë

1 day ago 208

Partia e Lirisë hodhi poshtë akuzat që prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur kundër kryetarit të saj Ilir Meta.

Numri 2 i kësaj force politike deklaroi se ish-presidenti i republikës Ilir Meta, prej moment kur u largua nga detyra e kryeministrit 22 vite më parë nuk ka marrë pjesë në asnjë investim publik, firmë askund duke akuzuar drejtuesin e Spakut Altin Dumani se po i shërben kryeministrit Edi Rama dhe interesave elektorale të Partisë Socialiste.

 “Edhe dje në sallën e gjyqit Ilir Meta e ka çmontuar nga brinjtë dum dumanin duke e detyruar edhe këtë qen sulmi këtë vrasës me pagesë të braktiste sallën e gjyqit”, tha Blushi.

Blushi artikuloi akuza të ashpra ndaj drejtuesit të Spak Altin Dumani, njësoj siç ka bërë edhe Ilir Meta para arrestimit.

 “Meriton çdo epitet se po sillet si mafioz, terrorist vrasës me pagese për të asgjësuar demokracinë ne vend”, shtoi ai.

Prej kohësh Partia e Lirisë, Ilir Meta para arrestimit dhe të gjitha figurat kryesore të kësaj force politike kanë sulmuar prokurorinë e posaçme se po amniston qeverinë Rama dhe drejtuesit lokale e po sulmon opozitën . /vizionplus.tv

Read Entire Article