“DEKRA” vlerëson Bashkinë e Tiranës, kompania gjermane certifikatë për Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore

4 hours ago 22

Kompania gjermane e certifikimit DEKRA ka pajisur me certifikatë Drejtorinë e Përgjithshem të Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës, duke vlerësuar përkushtimin për të ofruar shërbime cilësore dhe me standard.

“Ne duam të përmirësohemi, të kontrollohemi, të vlerësohemi çdo vit, ne duam që ta rrisim stekën, që të thyejmë record çdo vit. Ndaj, shpresoj se kemi filluar një marrëdhënie afatgjatë së bashku, ku Bashkia e Tiranës dhe të gjithaë institucionet përbërëse të saj kalojnë çdo vit këtë filtër transparence, efiçence dhe përgjegjshmërie. Këtë akt përgjegjshmërie e kemi marrë sepse besojmë fort që, përpara se të na kontrollojnë të tjeret, ne duhet të kontrollohemi vetë. Më vjen mirë që institucioni i taksave dhe tarifave vendore të bashkisë është i treti, pas aparatit qendror të bashkisë dhe Policisë Bashkiake, që e merr këtë vlerësim nga DEKRA”, tha Veliaj.

Erion Veliaj shtoi se pavarësisht sjelljes së opozitës, kryeqyteti po vijon transforimimin.

“Për ne që jetojmë në Ballkan, në këtë klimën toksike ku një minorancë e zhurmshme bën zhurmë sa për gjithë dynjanë, ndonjëherë duhet një vlerësim i dikujt që vjen me një sy të freskët nga jashtë, për të parë çfarë bëhet dhe për të treguar vërtetësisht realitetin e atyre që punojnë me përkushtim dhe nisen çdo ditë në mëngjes, jo për t’u bërë xhandarë, por për të bërë një punë dinjitoze që mban familjen, dhe së dyti për të qenë pjesë e një skuadre që ndryshon një realitet, që ndryshon një qytet dhe lë një gjurmë të jashtëzakonshme për transformimin e qytetit”, u shpreh kryebashkiaku.

Më herët, këtë certifikim nga kompania gjermane DEKRA, e ka marrë edhe administrata qendrore e Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake. /vizionplus.tv

Read Entire Article