“SPAK nuk ka shkuar tek koka e krimit”, avokat Ramaj: Gjyqtarët kanë përdorur Encro Chat

21 hours ago 19

Avokati Redi Ramaj deklaroi në studion e “Quo Vadis”, në Vizion Plus se SPAK ende nuk ka shkuar tek “koka”më e lartë e krimit.

Ramaj tha se prokurorët duhet të hetojnë edhe pjesën e brendshme të drejtësisë, pasi sipas tij, shumë gjyqtarë kanë përdorur Encro Chat për të biseduar me grupe kriminale.

Ramaj: Drejtësia edhe duhet të duket që është drejtësi. SPAK nuk ka shkuar atje tek koka ku duhet. Nxitohet duke marrë masa sigurie dhe mënyrën e arrestimit se si ja bën zotit Meta. Ne kemi vendosur të bëjmë një drejtësi që të jetë e paanshme, ti shkoj çështjes deri në fund. Nëse dikush në një dosje merret i pandehur dhe dikush tolerohet të gjithë do flasin politikisht. Intersi është të bëhet drejtësi që korrupsioni të mos përsëriten në të ardhmen. Deri tani jemi në këtë pikë që dikush është marrë nga një dosje, disa të tjerë janë shmangur. Interesi është të shkohet në thelbin e gjësë. Prokurorët të hetojnë pjesët e brenshme të drejtësisë. Gjyqtarë kanë përdorur Encro Chat për grupet kriminale. /vizionplus.tv

Read Entire Article