Ngarkesat e satelitit Shijian-19 për shumimin shkencor, mundësi për testimet hapsinore

3 hours ago 14

Ngarkesat shkencore për shumimin në hapësirë dhe eksperimente të tjera të teknologjisë shkencore, të bartura nga Shijian-19 – sateliti i parë kinez i ripërdorshëm dhe i kthyeshëm, iu dorëzuan të enjten përdoruesve kinezë dhe të huaj.

Platforma satelitore mund të ripërdoret për më shumë se 10 herë, duke ulur ndjeshëm kostot e prodhimit dhe përmirësuar efikasitetin e funksionimit.

Sateliti shërben si një platformë testimi hapësinor që mundëson transport të ngarkesave mes Tokës dhe hapësirës, duke ofruar shërbime eksperimentale me cilësi të lartë.Sateliti ka përdorime të gjera në eksperimentet tekniko-shkencore hapësinore si shumimi në hapësirë, si edhe në farmaceutikë dhe materiale hapësinore.

Në tre dekadat e fundit, Kina ka zhvilluar mbi 300 varietete kulturash përmes teknologjive të saj të mbarështimit në hapësirë. Këto varietete mbulojnë një sipërfaqe vjetore kultivimi prej rreth 2 milionë hektarësh, me përfitime të jashtëzakonshme ekonomiko-shoqërore.

Sateliti Shijian-19 u dërgua në orbitë nga qendra e lëshimit satelitor Jiuquan të Kinës Veriperëndimore më 27 shtator. Ai u kthye në Tokë më 11 tetor.

Read Entire Article