Familja Beckham tjetër blerje rekord, bëhet pronare e vilës superluksoze me vlerë 60 milionë paund

1 hour ago 1

Familja Beckham ka thyer rekorde për blerjes e një vile mahnitëse në Miami për 60 milionë paund. Vila përfshin një palestër moderne, kinema shtëpie, pishinë dhe një zonë lounge mbi çati.

Pronësia përfshin gjithashtu një spa me dhomë masazhi, një kuvertë në bregdet dhe një hapësirë të gjerë për jaht.

E pozicionuar në North Bay Road, një nga zonat më të pasura dhe të njohura të Miami-t, vila e re ka afërsi me fqinjë të famshëm si Jennifer Lopez, aktori Matt Damon, dhe ish-lojtarët e NBA-së, Dëyane Ëade dhe Chris Bosh. Kjo blerje e vendos pronën e Beckham-ëve si një nga më të shtrenjtat e shitura ndonjëherë në këtë zonë ekskluzive.

Familja Beckham, gjithashtu, zotëron një apartament të madh në qendër të Miami-t, i blerë në vitin 2020 për 15 milionë paund, dhe një pronë tjetër në Londër me vlerë 31 milionë paund.

Me hapësirën e bollshme të vilës së re, Beckhamët do të kenë komoditet për të gjithë anëtarët e familjes, përfshirë dhe për pushimet e djalit të tyre të vogël, Cruz, i cili preferon të kalojë kohën në Miami.
Ndërkohë, djali i mesëm Romeo, i cili kohët e fundit është larguar nga futbolli, po i përkushtohet karrierës në modeling dhe modë.

Read Entire Article